Ballina Kronika Kallëzim nga qytetari/ Tatimet: Lokali në Belsh fshehu 435 mijë euro

Kallëzim nga qytetari/ Tatimet: Lokali në Belsh fshehu 435 mijë euro

44
0

Administrata tatimore njoftoi se ka zbuluar një lokal me aktivitet bar-restorant në Belsh, i cili nuk deklaronte të ardhurat reale.

Në njoftimin e tatimeve, thuhet se subjekti nuk deklaroi 435 mijë euro mijë të ardhura, teksa nuk lëshonte kupon tatimor dhe kishte punonjës të pasiguruar.

Kontrollet në këtë subjekt u kryen pas denoncimit të një qytetari.

“Përpjekja e Administratës Tatimore kundër informalitetit dhe shmangies së detyrimeve fiskale vijon me vendosmëri në çdo cep të vendit, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve që zgjedhin ndershmërinë dhe rregullin”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Administrata tatimore.