Ballina Kulturë Konkursi i dirigjentëve, përzgjidhen 15 gjysmë finalistët, sot koncerti përmbyllës

Konkursi i dirigjentëve, përzgjidhen 15 gjysmë finalistët, sot koncerti përmbyllës

35
0

Janë përzgjedhur 15 gjysmë finalistët e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjimit “Nikolla Zoraqi”. Pas një jave me performanca dhe emocione të forta, nga 85 konkurrentë nga mbi 25 vende të botës, juria ka shpallur emrat që do të vijojnë garën në fazën finale të këtij edicioni të dytë.

Konkursi, i cili po zhvillohet në Tiranë, organizuar nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar  është një ngjarje e rrallë në skenën muzikore shqiptare dhe një mundësi e madhe për dirigjentët e rinj për të treguar talentin e tyre përpara një jurie prestigjioze ndërkombëtare.

Mbrëmjen e kaluar, së bashku me kolegët e mi, përzgjodhëm 15 gjysmë finalistët nga 85 që garuan.  Është mbresëlënëse të shohësh kaq shumë energji, talent dhe potencial nga kaq shumë vende të botës. Sot gjithashtu do të jetë një ditë e gjatë, por shumë emocionuese, pasi sot  juria do të dëgjojë dhe vëzhgojë me kujdes çdo kandidat për të zgjedhur treshen finaliste, e cila do të ngjitet në skenë në koncertin përmbyllës të konkursit. Ky aktivitet unik i cili organizohet nga Orkestra Simfonike e RTSH dhe është shndërruar tashmë në një platformë ndërkombëtare për dirigjentët e rinj”, u shpreh Anëtari i jurisë, Facundo Agudin.

Fituesi i vendit të parë do të  drejtojë koncertin final nesër në mbrëmje në datën 12 tetor , në sallën e Universitetit të Arteve, duke mbyllur kështu një javë të jashtëzakonshme muzike dhe emocioni.