Ballina Politika Plas në PS-në e Matit: Kryetarja e gruas del kandidate e pavarur

Plas në PS-në e Matit: Kryetarja e gruas del kandidate e pavarur

40
0

Kryetarja e grave të Partisë Socialiste në Mat ka dalë si kandidate e pavarur në zgjedhjet për kreun e bashkisë që do të mbahen me 9 nëntor.

Ajo ka dalë e pavarur dhe nuk është dakort me kandidaturën e caktura nga Rama.

“Bashkia nuk mund të jetë pronë e një individi, ajo nga vete emri i perket bashkësisë së komunitetit, Matjanëve”, shkruan ajo ne një potsim në rrjetet sociale.

Suzana Pasha është avokate. Është kryetarja e grave te PS ne Mat. Bashkshorti i saj ka patur funksione të larta në administratë si drejtor.

Ajo ka qenë dy herë kryetare e KZAZ në zgjedhjet e 2023 per bashki dhe 11 majit dhe mbeshtëse e ish kreut të bashkisë, tashmë deputet Agron Malaj.

 

Postimi:

Unë jam Suzana Pasha Hoti

Një bijë e Matit me rrënjë me zemër dhe me përgjegjësi qytetare.

Kam lindur, jetuar dhe kontribuar në këtë vend, dhe gjatë gjithë jetës time nuk jam shkëputur kurrë prej  Matit dhe Matjanëve tanë të dashur.

Sepse kur je e lidhur me shpirt dhe me zemër me tokën  ku je lindur, me Matin dhe Matjanët që ka bërë histori , nuk e braktis dot, por i qëndron pranë në ditë të mira dhe të vështira.

Prej më shumë se 25 vitesh jam në shërbim publik  me dashuri dhe profesionalizëm në shërbim të komunitetit Matjanë.

Kam qenë pranë njerëzve në punë konkrete, në përfaqësim dhe në përpjekje për të zgjidhur hallet e tyre.

Për 17 vite kam drejtuar organizatën e grave socialiste të Matit – një rol që më ka dhënë mundësinë të dëgjoj, të kuptoj, të reagoj ndaj nevojave të vërteta të komunitetit.

E di mirë sa e vështirë është të punosh fort dhe të mos dëgjohesh.

Prandaj sot nuk kërkoj vetëm një votë.

Kërkoj besim.

Besimin se një zë i drejtë, i vendosur dhe me përvojë mund të përfaqësojë denjësisht qytetarët e Matit.

Kërkoj gjithësecilin nga JU të bëhet pjesë reale e një përfaqësimi për një shërbim real dhe të prekshëm ndaj Matjanëve.

Bashkia nuk mund të jetë pronë e një individi, ajo nga vete emri i perket bashkësisë së komunitetit, Matjanëve.

Unë besoj në shtetin social, në forcimin e institucioneve dhe në zhvillimin ekonomik progresiv për tërë shtesat e komunitetit.

Kam mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm.

Por besimi nuk është i pakushtëzuar.

Mbështetja nga qeveria duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale.

Në Mat, kjo mbështetje nuk ndihet siç duhet, dhe kur e them une, tregon që duhet punuar më shumë dhe përfshirë gjithesecili nga ne që zhvillimi i qendrueshëm të jetë prezent te çdo Matjanë.

Në Mat;

Pushteti është përqendruar.

Vendimmarrja është e mbyllur.

Fjala e strukturave, e grave dhe e kontribuuesve nuk dëgjohet.

Në zgjedhjet e fundit, qindra qytetarë zgjodhën të votonin për Partinë Socialiste – por jo për mënyrën si po qeveriset sot në Mat.

Ata nuk refuzuan PS-në dhe Shqipërine Europiane 2030.

Dhe unë qëndroj krah tyre, sepse besoj se një parti e fortë është ajo që dëgjon zërin e anëtarëve të saj, dhe e përmirëson veten nga brenda.

Dokumentacioni im është gati.

Edhe pse proceset institucionale nuk janë mbyllur ende, qëndrimi im është i qartë:

Unë nuk tërhiqem.

Sepse zëri i qytetarëve të lirë nuk mund të tërhiqet, nuk mund të heshtet.

Bashkia Mat nuk është pronë.

Ajo është një institucion që duhet t’u shërbejë të gjithëve:

– Nënave që mbajnë familjet me përkushtim,

– Të rinjve që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu,

– Punonjësve që duan të respektohen për punën e tyre,

– Çdo qytetari që kërkon dinjitet, transparencë dhe zhvillim të ndershëm.

Koha e frikës ka mbaruar.

Tani është koha e fjalës së lirë.

Koha e qytetarëve të lirë.

Nëse edhe ti beson se Matit i duhet një zë i ri – me përvojë, integritet dhe përkushtim  Qëndro pranë meje

Bashkohu për një Mat te zhvilluar dhe jo te braktisur.

Mati për të gjithë.

Koha për një qeverisje të hapur, të ndershme dhe përfaqësuese ka ardhur.

Suzana Pasha Hoti për Bashkinë Mat