Ballina Kosovë Ramush Haradinaj flet për rezultat historik në zgjedhjet lokale: Nga nesër ia...

Ramush Haradinaj flet për rezultat historik në zgjedhjet lokale: Nga nesër ia nisim punës

25
0

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë komunash në Kosovë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një mesazhi falënderues dhe motivues për strukturat e partisë dhe votuesit. Ai e ka cilësuar rezultatin si një fitore historike, duke u shprehur krenar për çdo garues, komisioner, vëzhgues dhe qytetar që kontribuoi në këtë proces. Haradinaj u ka bërë thirrje fituesve që punën ta nisin menjëherë, ndërsa ka uruar të gjithë kandidatët që pritet të marrin detyrën ditët në vijim.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat.

Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës.

E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar.
Urime AAK!”, shkruan Haardinaj.