Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kafaraj, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Sipas Policisë së Fierit, i moshuari, dyshohet se ka humbur kontrollin e biçikletës që po drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.