Ballina Sport Sportifikohu dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen! Më shumë...

Sportifikohu dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen! Më shumë se 250 të tilla që çdo muaj i ofron TRING SPORT, platforma më e madhe sportive

16
0

Sportifikohu dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen. Dhe janë më shumë se 250 të tilla që çdo muaj i ofron TRING SPORT, platforma më e madhe sportive në Shqipëri, si pjesë e një maratone të mirëfilltë transmetimesh në 8 kanale të dedikuara.

Champions League, Serie A dhe Bundesliga, për herë të parë 3 ligat më të dashura për tifozët shqiptarë brenda një pakete të vetme, të cilat së bashku me NBA, Moto Gp, Superligën Portugeze, Kupën e Superkupën e Italisë, Bundesliga 2 dhe Superkupën Gjermane dhurojnë spektakël përgjatë gjithë sezonit, ndeshje pas ndeshje, javë pas jave.

Me NBA tashmë të konfirmuar deri në 2030-ën, me kampionatet më të forta në botë, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën e zjarrtë dhe elektrizuese, ku beteja për titull po bëhet më e fuqishme dita-ditës dhe pretendentët kryesorë kanë nisur të kristalizohen, Tring Sport ofron përvojën më të plotë sportive, si pjesë të propozimit më ekskluziv dhe gjithëpërfshirës në vend.

Sepse në Tring, sporti nuk shihet, por jetohet. E nëse bëhesh për herë të parë pjesë e platformës, do të zbulosh një univers prej të cilit vështirë se do të heqësh më dorë. Ndërkohë, nëse je pjesë e skuadrës, me ofertat e reja enkas për ty mund të përfitosh shumë më tepër.

Mos e humb shansin për të përjetuar çdo emocion kudo dhe kurdo, në cilësi maksimale, deri në 3 pajisje njëherësh dhe përfito nga oferta promocionale e momentit duke nisur nga 10900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.

Zgjidh ofertën që bën për ty dhe Sportifikohu me Tring!