Një rast i ri vetëgjyqësie është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një 39-vjeçar ka kanosur një djalë të ri që dispononte leje ndërtimi për të punuar në Lungomare.
Policia njofton se ndaj 39-vjeçari ka nisur procedim penal.
“Shtetasi K. B., 39 vjeç, banuese në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Lungomare”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke kryer vetëgjyqësi, ka penguar shtetasin E. K., 30 vjeç, të ndërtojë në një hapësirë toke, edhe pse ky i fundit është i pajisur me leje ndërtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.