Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve, ka deklaruar se kjo parti ka shënuar sukses të rëndësishëm në zgjedhjet lokale të sotme.
“PDK ka fituar me së shumti komuna pa balotazh dhe është në më së shumti komuna me balotazh,” tha Çitaku.
Sa i përket kryeqytetit, ajo u shpreh e bindur se kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, do të jetë pjesë e garës së balotazhit në Prishtinë.
“Sa i përket kryeqytetit, jemi të bindur se Uran Ismaili është në balotazh. Kete na konfirmojnw ekipet tona nga tereni dhe matjet tona te brendshme. Kjo do te konfirmohet edhe brenda pak orësh, pas përfundimit. Me kete rast u bëjmë thirrje komisionereve dhe vëzhguesve tanë te ruajnë çdo vote.” – tha Çitaku.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se deri në orën 19:00 kanë votuar gjithsej 791 mijë e 123 qytetarë, që përfaqëson 39.07 për qind të trupit votues.
“Mbështetur ne te dhënat preliminare qe kemi pranuar, numër i qytetareve qe kane votuar deri ne orën 19 791 e 123 votues apo 39.07 per qind. Aktualisht ne shume prej vendvotimeve ka filluar numërimi i vendvotimeve.” – tha kryetari i Komisionit Qendrore te Zgjedhjeve, Krenshik Radoniqi.