Ballina Politika Balla paralajmëron: Nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së...

Balla paralajmëron: Nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, do ta zgjedhim vetë

39
0

Për gazetarët nga kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se “opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Të ndërtojmë së bashku një proces. Por jemi këtu në këtë situatë 3 vjet me vonesë për shkak të mungesës së dëshirës së opozitës për tu bërë pjesë e këtij procesi. Tani nuk e kanë as mbajtjen peng të këtij procesi, sepse nëse nuk do të bëhet pjesë ne do ti japim Shqipërisë Avokatin e Popullit”, tha nder te tjera Balla.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS: përpjekjet e shumicës parlamentare në kufijtë e 3/5 është që ti japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizionin Shqipëria 2030 anëtare e BE. Në kuptimin për ti dhënë avokat populli dikë që përmbush  profesionalisht parashikimet që ka kushtetuta dhe ligji, jo anëtari i një partie politike, por një përfaqësues i nderuar i shoqërisë civile me kontribute në jetën sociale të vendit. Nuk mund të jap një parashikimi, sepse ky proces niset me vete-ofrim. I bëj thirrje atyre që përmbushin kriteret që të aplikojnë dhe pas këtij procesi thirrja shkon për grupet  parlamentare te opozitës, kësaj radhe nuk e kanë të drejtën ta mbajnë peng 3 vjet zgjedhjet e avokatit të popullit.