Ballina Politika Blendi Klosi: Zgjedhjet për Tiranen mund të shtyhen deri në dhjetor

Blendi Klosi: Zgjedhjet për Tiranen mund të shtyhen deri në dhjetor

19
0

Në një intervistë për A2 CNN, deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se zgjedhjet për bashkinë e Tiranës pritet të zhvillohen në mesin e dhjetorit, në prag të festave të fundvitit.

“Sikur zgjedhjet të ishin nesër, ne jemi gati. Sa më shpejt të përcaktohet data, aq më mirë për qytetarët,” deklaroi Klosi, duke theksuar se Partia Socialiste po përgatitet për garën pa pritur vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi përkohësisht dekretin e Presidentit Begaj.

Sipas tij, strukturat e PS-së janë në terren për të dëgjuar nevojat e qytetarëve dhe për të qenë gati sapo të shpallet data zyrtare e zgjedhjeve. “Ky vit duhet ta gjejë Tiranën me një kryetar të ri bashkie. Qyteti ka nevojë për një drejtim të plotë dhe për të çuar përpara projektet transformuese që kanë mbetur pezull,” shtoi ai, duke nënvizuar se për socialistët nuk ka rëndësi data, por përgatitja dhe angazhimi për të fituar garën.