Ballina Aktualitet Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

30
0

Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas, si pasojë e bllokimit të një segmenti të autostradës që lidh këto dy zona.

Raportohet se trafiku është përqendruar kryesisht në rrugën dytësore, ku është krijuar një varg i pandërprerë automjetesh që nis nga kryqëzimi i Budullës (pranë Fushë-Krujës) e deri në zonën e Maminasit.

Kolona e automjeteve vlerësohet të jetë mbi 15 kilometra e gjatë.