Çmimet me shumicë në Gjermani u rritën me 1.2 për qind në shtator në bazë vjetore, njoftoi të hënën zyra federale e statistikave Destatis.
Arsyeja kryesore për rritjen vjetore të çmimeve me shumicë ishin çmimet më të larta të ushqimit, pijeve dhe duhanit, me çmime mesatare që u rritën me 4.2% që nga shtatori 2024.
“Çmimet me shumicë, veçanërisht të kafesë, çajit, kakaos dhe erëzave, ishin shumë më të larta se një vit më parë (+22.2%),” tha Destatis, duke shtuar: “Sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e furrës kushtuan gjithashtu më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar (+14.6%), transmeton AA.
“Çmime dukshëm më të larta nga viti në vit u regjistruan gjithashtu për kafshët e gjalla (+10.7%), mishin dhe produktet e mishit (+10.5%) dhe qumështin, produktet e qumështit, vezët, yndyrnat dhe vajrat e ngrënshëm (+5.6%).”
Në bazë mujore, çmimet me shumicë u rritën me 0.2%.