Ballina Lifestyle Heidi Klum mahnit me pamjen e saj në Berlin

Heidi Klum mahnit me pamjen e saj në Berlin

11
0

Heidi Klum tërhoqi vëmendjen me këmbët e saj të gjata, veshur me çizme lëkure deri mbi gju dhe një fustan me stil të guximshëm, teksa mbërriti në Potsdamer Platz në Berlin për të nisur xhirimet e sezonit të ri të “Germany’s Next Top Model”.

Modelja gjermano-amerikane, 52 vjeçe, shkëlqeu me këtë veshje lëkure elegante, të cilën e kombinoi me çizmet e larta, duke krijuar një pamje të fuqishme dhe plot stil, shkruan Daily Mail.

Ajo e plotësoi dukjen me syze të errëta dhe një çantë ngjyrë kafe, ndërsa drejtohej drejt angazhimeve të saj për emisionin.

E buzëqeshur dhe plot energji, Heidi dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa vazhdonte xhirimet për episodet e reja të spektaklit të njohur.

Ajo u pa teksa jepte udhëzime ekipit përmes një megafoni, duke ruajtur gjithmonë qetësinë dhe sharmin që e karakterizon.

Pak ditë më parë, Klum kishte marrë pjesë edhe në sfilatën e markës Vetements për sezonin pranverë/verë 2026, gjatë Javës së Modës në Paris.