Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po ndjek transmetimin drejtpërdrejt të lirimit të pengjeve izraelite nga Gaza, ndërsa ndodhet në bordin e avionit Air Force One, gjatë rrugës për në Izrael.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi lajmin.
“Historia po bëhet tani”, shkroi Leavitt në mbishkrimin e një fotoje të transmetimit të drejtpërdrejtë të bërë gjatë fluturimit dhe të shpërndarë në mediat sociale.
Trump pritet të ulet së shpejti. Nisja e tij për në Egjipt është planifikuar për në orën 13:00 sipas orës lokale.