Ballina Rajoni Ja 8 projektet që do të financojë BE në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria...

Ja 8 projektet që do të financojë BE në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfiton 2

27
0

Janë nënshkruar 8 marrëveshje midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian gjatë Forumit të Investimeve që po mbahet në Tiranë.

Së pari, është nënshkruar një marrëveshje midis 2 palëve dhe grupit 4iG, një kompani e madhe hungareze e telekomunikacionit dhe IT-së që operon në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Ky projekt ka të bëjë me ndërtimin e një “autostrade digjitale”, një rrjet me fibra optike me shpejtësi të lartë që do të lidhë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor direkt me infrastrukturën e internetit të Bashkimit Evropian.

E thënë ndryshe, do të vendosen disa kabllo të dhënash” të fuqishme nëntokësore që mbajnë lidhje interneti, telefoni dhe cloud midis Ballkanit dhe pjesës tjetër të Evropës. Kjo do e bëjë internetin më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në të gjithë rajonin.

2. Ndërtimi i një Qendre të Inteligjencës Artificiale dhe Qendrës së të Dhënave në Kosovë.

3. Swiss Rockets AG është një kompani zvicerane e specializuar në bioteknologji dhe zhvillim të ilaçeve inovative, veçanërisht për trajtimin e sëmundjeve të rënda si kanceri. Ajo do të krijojë një qendër kërkimi dhe zhvillimi (R&D) për bioteknologji dhe inovacion shëndetësor — pra, një laborator modern ku do të zhvillohen ilaçe dhe trajtime të reja, bëhen studime shkencore dhe testime laboratorike.

4. Projekte të Energjisë së Rinovueshme (Shqipëria dhe Mali i Zi)

Park eolik në Shqipëri dhe Park fotovoltaik me ruajtje të energjisë në bateri në Mal të Zi. Nga kjo synohet rritja prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe kapacitetin e ruajtjes. Kjo do të ndihmojë të dy vendet të kalojnë drejt energjisë së pastër.ë dhe zvogëlon varësinë nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe mbështet objektivat klimatike të BE-së.

5. Fabrika Mega e Baterive LFP në Serbi

ElevenEs, një kompani serbe e mbështetur nga EIT InnoEnergy (një nismë e Bashkimit Evropian që financon teknologji të gjelbra). Në Serbi do të ndërtohet një fabrikë gjigante për prodhimin e baterive të tipit LFP (Lithium Iron Phosphate).

Këto janë bateri që përdoren në makina elektrik, në pajisje që ruajnë energjinë e paneleve diellore apo turbinave me erë, në magazinimin e energjisë për rrjetin elektrike. Kjo do e ndihmojë BE-në të ketë prodhim të baterive brenda Europës, në vend që t’i importojë nga Kina, forcon zinxhirin europian të furnizimit për industrinë e makinave elektrike, si dhe përmirëson pavarësinë teknologjike të Europës.

6. Projekt i Shndërrimit të Mbeturinave në Karburant me një kompani të huaj në Shqipëri.

Dy marrëveshjet e tjera janë me bankën gjermane të zhvillimit, KfW, dhe Green for Growth Fund.