Ballina Lifestyle Jennifer Aniston: Është tronditëse çfarë po ndodh me inteligjencën artificiale

Jennifer Aniston: Është tronditëse çfarë po ndodh me inteligjencën artificiale

28
0

Aktorja Jennifer Aniston ka shprehur shqetësim për mënyrën si inteligjenca artificiale dhe ‘deepfake’-et po keqpërdorin imazhin e saj për mashtrime.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, ajo tha se shpesh merr njoftime nga miqtë për video apo reklama të rreme ku shfaqet fytyra e saj.

“Është shumë shqetësuese ajo që po ndodh me AI-në. Ndonjëherë ia dërgoj avokatëve që të ndërhyjnë”, tha ajo, duke e përshkruar situatën si një “tren që ka dalë nga kontrolli”.

Aniston tregoi se ka parë versione të rreme të saj që promovojnë produkte për humbje peshe dhe kolagjen, gjë që e ka tronditur, pasi imazhet duken shumë reale.

Rasti i saj nuk është i vetmi.

Një britanik 43-vjeçar, Paul Davis, u mashtrua duke menduar se po fliste me aktoren dhe humbi 266 dollarë në kartela dhuratë Apple, pasi mashtruesi i dërgoi madje edhe një patentë shoferi të rreme me emrin e Jennifer-it.

Edhe Brad Pitt, ish-bashkëshorti i saj, është bërë viktimë e ngjashme. Një grua franceze, Anne, humbi mbi 900,000 dollarë pasi besoi se kishte një lidhje romantike me aktorin, i cili në fakt nuk kishte asnjë lidhje me rastin.

Ajo përfundoi në spital nga depresioni, por vendosi ta denoncojë rastin për të rritur ndërgjegjësimin.

Agjenti i Pitt i quajti këto mashtrime “të tmerrshme” dhe paralajmëroi fansat të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve të pa kërkuara nga llogari të rreme.

Ndërkohë, Aniston bëri thirrje për vendosjen e kufijve të qartë në përdorimin e inteligjencës artificiale, duke theksuar se ndonëse ajo u krijua për qëllime të mira, “tani po dëmton një pjesë të madhe të njerëzimit”.