Ballina Politika Kalaja: Kreu i ILD-së, Metani gënjeu publikisht te ‘Ligjet’ për gjyqtaren Irena...

Kalaja: Kreu i ILD-së, Metani gënjeu publikisht te ‘Ligjet’ për gjyqtaren Irena Gjoka, drejtësia e kapur nga Rama

41
0

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja shprehet se kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, gënjeu publikisht gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë, lidhur me gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kalaja thotë se, përgjigja e Metanit te ‘Ligjet’ ishte në kufijtë e te pabesueshmes, lidhur me gjyqtaren me 3 mbiemra, Irena Gjoka.

Sipas Kalasë, tanimë nuk ka asnjë dilemë e pikëpyetje mbi mënyrën sesi funksionon sistemi i drejtësisë, dhe sesi është kapur ai, nga Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal, Edi Rama.

‘Z. Metani, mund të ankohet edhe nëpër ambasada për presionin që i bën Kryeministri, por ne nuk do lejojmë që të shkelet Kushtetuta, e të mashtrohet publiku pa i plasur cipa fare…Sepse nuk kanë cipë’, shkruan Kalaja.

Statusi

Pse dhe në emër të kujt, mashtroi sot publikun Inspektori i Lartë i PaDrejtësisë, Artur Metani?

Ishte në kufinjtë e te pabesueshmes, përgjigja që dha z. Metani sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me gjyqtaren me 3 mbiemra, Irena Gjoka Maneku Spata.

Sot nuk ka as dilema e as pikëpyetje për mënyrën sesi funksionon sistemi i drejtësisë, dhe sesi është kapur ai, nga Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal, Rama.

Për të mos përmendur gjithë problematikat e rënda që hasim çdo ditë në këtë sistem padrejtësie, ajo që konstatoj është fakti se të gjithë institucionet “e reja” të dala nga Reforma Sorosiste në Drejtësi, janë në shërbim dhe të kapitulluara para grave të Ramës.

Irena me 3 mbiemra, që i bien gjithmonë dosjet e opozitës, ose të pronës së grabitur në Surrel, me çekiçin e padrejtësisë e të korrupsionit, vendos pro hajdutes, Linda me 3 mbiemra.

Anita që di shumë mirë që bashkë me bashkëshortin, nuk mund të ishin pjesë e sistemit, emërohet nga KLP e Ramës në SPAK, e me vendimin kriminal, rreshtohet në krah të Lindës me 3 mbiemra.

KLGJ refuzon të japë sqarime për 10 milionë USD (kaq dimë ne), të grabitura nga Delina Fico për dosjet në Gjykatën e Lartë……

Ndërkohë, SPAK, KLGJ dhe ILD, në shërbim të Irenës me 3 mbiemra, që ajo të vijojë të jetë në shërbim të familjes kryeministrore.

Në këtë kuptim, mjafton të shihni fotot e mëposhtme, kur:

1. Foto e parë, tregon kërkesën time për fillimin e procedimit disiplinor, bashkë me vendimin e dënimit penal në shtetin grek, deri në shkarkimin e Irenës me 3 mbiemra;

2. Foto e dytë, tregon regjistrimin e kësaj kërkese dhe fillimin e procedimit,

të kuptoni sesa e rëndë dhe antiligjore, ishte deklarata e z. Metani.

Z. Metani, mund të ankohet edhe nëpër ambasada për presionin që i bën Kryeministri, por ne nuk do lejojmë që të shkelet Kushtetuta, e të mashtrohet publiku pa i plasur cipa fare

Sepse nuk kanë cipë.

Gjithsesi, deri në fund për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës.