Kontrolli i plotë që ka mbi Partinë Socialiste Edi Rama është bërë shkak i një shënimi ironik për gazetarin Ylli Dylgjeri.
Në një postim të shkurtër ai shkruan se është Rama ai që i zbulon kandidatët elektoral të rilindjes.
“Ai i zbulon, i importon, i dekreton, i podkaston, i voton, i shkarkon, i arreston…” shkruan Dylgjeri.
Postimi:
Si zbulohen kandidatët elektoral të PS në Shqipëri:
Rama i zbulon
Rama i urdhëron
Rama i importon
Rama i propozon
Rama i dekreton
Rama i Podcaston
Rama i voton
Rama i uron
Rama i shkarkon
Rama i…arreston
Shënim: Për seksin femër mund të kem harruar edhe ndonjë procedurë.