Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar këtë të hënë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtares Blerina Muço, duke i hapur rrugën rikthimit të saj në sistemin e drejtësisë.
Muço ishte shkarkuar më 1 nëntor 2023 për probleme të konstatuara me pasuritë. Vendimi i KPA-së e rikthen atë në detyrë si gjyqtare në Tiranë.