Ballina Politika “Parazit, po qelbni opozitën”, Murrizi ‘sulmon’ Xhaferrin: A i ke trutë në...

“Parazit, po qelbni opozitën”, Murrizi ‘sulmon’ Xhaferrin: A i ke trutë në kokë apo të kanë humbur si samitja?

50
0

Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të forta kundër Partisë Demokratike dhe Besart Xhaferrit të Forumit Rinor, duke i etiketuar si bashkëfajtorë në degradimin e opozitës dhe aleatë të heshtur të qeverisë Rama.

Në një reagim të ashpër, Murrizi kritikon faktin që persona të afërt me qeverinë vazhdojnë të mbajnë poste drejtuese në strukturat e PD-së, duke marrë shembull rastin e Sara Bodos, e cila, sipas tij, ndonëse figuron si nënkryetare e FRPD-së, është njëkohësisht emëruar nga Edi Rama si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Sipas Murrizit, kjo situatë është simbol i rrënimit moral dhe politik të opozitës, e cila jo vetëm nuk pastron radhët, por mbështet dhe promovon emra të lidhur me pushtetin aktual.

Ai përçmon heshtjen dhe paaftësinë e drejtuesve të FRPD-së, të cilët i konsideron të pavetëdijshëm, pa nerv dhe të shantazhueshëm nga pushteti. Ish-deputeti e quan këtë bashkëjetesë me qeverinë si një formë të re bashkëqeverisjeje që po i jep opozitës pamjen e një klike të qelbur dhe të pabesueshme për qytetarët.

Statusi i plotë

Vazhdon avazi që në PD rrinë me letra e në PS me poste drejtoresh.

Znj. Sara Bodo me letra figuron si nënkryetare e FRPD-së së Shqipërisë dhe në fakt, prej dy vitesh është emëruar nga Rama drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Oooo Besart Xhaferri!