Bashkimi Europian do të investojë në ndërtimin e dy fabrikave të Inteligjencës Artificiale në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që qytetarëve shqiptare u mbetet vetëm të kënaqen me propagandën e qeverisë dhe ministren robot Diella.
“Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Shefja e Komisionit Europian tha se me anëtarësimin ne BE, ekonomia e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të pësojë një rritje të ndjeshme. Ajo ftoi të gjithë investitorët nga vendet e BE të shohin me përparësi Ballkanin Perëndimor për të investuar.
Dështimi kronik i Shqipërisë për të tërhequr investime në ekonominë e dijes dhe teknologjisë së lartë mbetet një nga problemet më serioze, që po cënon konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Ndërsa vendet e tjera marrin investime në këtë segment, qytetarëve shqiptarë u mbetet vetëm të kënaqen me propagandën ndërkombëtare të qeverisë, e cila thotë se ka shpikur ministren e parë virtuale./Kapitali