Nga Artur Llana
Kam dëgjuar sot me vëmendje Altin Dumanin. E kam përshëndetur kur gjërat kanë shkuar në favor të ligjit, të shtetit të njerëzve. Nuk di çfarë do të bëjë ai që do të vijë pas tijë. Si gazetar kam parë dy anë të pozicionit të tij se në këtë vend ka gjithmonë dy anë. Nuk do të hyjë në detaje se nuk e njoh këtë sektor. Fati si 30 vjet gazetar më dha vetëm një shanc , të njoh ata që i përmendet emrin në SPAK, atyre që dalin edhe foto spitaleve se ja hodhën drejtësisë, po në fakt me fustan sikur janë bërë synet dhe në fakt synet janë bërë politikisht. Nuk do merrem as me ato që ke bërë se në fund të fundit e ke për detyrë dhe koha do të tregoj si e ke bërë detyrën, po as me ato që të kanë sulmuar se në fund të fundit i le përsëri aty ku i gjete.
Zoti Dumani ke bërë padashje një deklarim që është i turpshëm po në ikje të falen të gjitha. Ke thënë se qytetarët janë të lirë të denoncojnë dhe e kanë anonimatin të garantuar. Sa turp! Po nuk kemi denoncuar me anonimat, nuk kemi denocuar me kulisa, po me fakte dhe me emra. Zoti Dumani a e ke hetuar Arqile Gorenë për mbi 3 hektarë të vjedhura, pwr nwntw semaforw, pwr pullwn e Nwnw Terezws, tokë varrezash? Zoti Dumani e keni hetuar Luan Zazën për 3 mijë varre të shitura? Zoti Dumani a ka pasur ligj në për shitje varrezash dhe pse ende ka qindre varre bosh në Durrës kur varrezat janë kthyer turizmit në anën tjetër, po si tw vdekur?
Me siguri që nuk ju kanë bërë denoncim! Se ju do ju ishit futur këtij prblemi. Po them për ata njerëz që janë me pushtet, që janë kompetencë e juaja dhe që janë objekt i qindar shkrimëve. E dashkët me anonimat si Nesti Angoni? Ikja juaj që krijoji një imazh në fakt të rremë të drejtësisë, kur talleni duke i arrestuar dhe pas muajësh i shohim në liri, që mbani të pafajshëm dhe lironi grabitës toke se kanë fëmijë të vegjël që duhet ti ushqejnë? Nuk di ku ka ngelur dosja ime, 3000 varre të shitura nga Luan Zaza, kreu i PS në Durrës, ish kreu i komunales, ku ngarkonte edhe makinat me inerte dhe ja dergonte inceratorit Veliajt, 3 ha tokë e vjedhur nga Arqile Gorea, turpi dhjetra famije që banojne ende në varreza, as në Gaza nuk ndodh. Gënjeve, ndaj nuk të sjellin informacion. Po ta risjellë dosjen e Luan Zazës për fat jo më ty!