Ballina Kronika Dalin fotot e Maksim Suçit dhe Ervin Canit! Si u goditën të...

Dalin fotot e Maksim Suçit dhe Ervin Canit! Si u goditën të fortët në Elbasanit në takimin për çështje biznesi

73
0

Një takim biznesi i zhvilluar në fshatin Katund i Ri mes disa emrave të botës së krimit në Shqipëri, ka çuar në ndërhyrjen “blic” të forcave të policisë, të cilat kryen arrestimin e 11 personave.

Por diskutimi i qetë i këtij takimi u prish pikërisht nga një telefonatë që ka mbërritur në sallën e policisë në Elbasan, ku informonte se mes një grupi personash kishte disa që ishin të armatosur.

Forca të policisë kanë shkuar në vengjarje, duke ndërhyrë dhe prishur këtë takim, ku pas kundërshtimeve fizike është bërë shoqërimi i 11 personave mes të cilëve dhe Maksim Suçit alias Lika nga Kamza, i cili për policinë kriminale njihet si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, ndaj të cilit SPAK ka vendosur 3 masa sigurimi “Arrest me burg”.

Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë foton e Maksim Suçit dhe një personi tjetër i arrestuar nga policia Ervin Cani, që ndodhej në vendin ku ishin mbledhur 11 personat.

Nuk dihet me saktësi se cili ka qënë objekti i takimit mes të pranishmëve, por sipas policisë diçka e rëndësishme ishte për diskutim që solli dhe planifikimin e këtij takimi.

Disa nga të ndaluarit janë arrestuar për veprën penale të “Kundërshtimit të forcave të policisë”.

Ndërsa lista e personave të arrestuar për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve, vijon me Ervis Cani shoqëruesi i Maksim Suçit, Endri Doda dhe Akil Kërtusha.

Të 11 personat janë ndaluar pasi u morën në pyetje nga policia e Elbasanit.

Ndërsa në ditët në vijim pritet të dalin para gjyjatës së Elbasanit për tu njohur me masat e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.