Ballina Kronika DURRES/ Drejtoria Vendore e Policisë bën bilacin gjatë 72 orëve të fundit:...

DURRES/ Drejtoria Vendore e Policisë bën bilacin gjatë 72 orëve të fundit: Katër arrestime, shtatë proçedime, nje shpallje në kërkim, një person i gjetur

49
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. A., 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nuk ka arkëtuar një shumë parash, në llogarinë e subjektit ku është e punësuar si ekonomiste.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 31 vjeç, R. A., 57 vjeç dhe J. A., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur në rrugën “Taulantia”, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. R., 78 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-I. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se motomjeti që drejtonte, është përplasur me kamionin që drejtonte shtetasi S. Ç.. Si pasojë është dëmtuar 36-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Gj. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur vëllanë e tij;
-D. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur;
-E. M., 48 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur;
-N. P., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka marrë portofolin e një shtetasi, i cili kishe rënë në ambientet e një lokali.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Z. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ka marrë djalin e tyre të mitur, përkohësisht, dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin N. S., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë para një shtetase, për një produkt në subjektin e tij, të cilin nuk ia ka ofruar. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B., 65 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 42-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. R., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 09.10.2025, ka vjedhur pajisje, në banesën e një shtetaseje. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet e vjedhura. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Në vijim të informacionit të dhënë rreth largimit nga banesa, më datë 09.10.2025, të shtetasit H. H., informojmë se ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.