Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për protestën e disa minatorëve në Spaç.
Ai shprehet i revoltuar me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, e cila, sipas tij, është duke shkelur Kushtetutën.
“Spaç, Mirditë, dje.
Kjo sjellje e Policisë së Shtetit, policëve të caktuar në të, është e papranueshme.
Shkel rende-ne kete rast me duar, kembe e nje goje te shthurur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ne te thuhet qarte:
Neni 50 – Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës.
Neni 51, pika 1 – E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar.
I gjithe konflikti ne minieren e bakrit ne Spaç, ka lindur se pronaret turq nen kontrate me shtetin per shfrytezimin e asaj miniere, nuk duan përfaqësimin e punëtorëve nga një sindikatë e ligjshme.
Kush jane kete qe duan tu mohojne minatoreve nje te drejte kushtetuese?
Ne ane tjeter, ne kushtet kur Shqipëria ka nevoje uleritese per punëtorë, kjo sjellje brutale e Policisë ndaj punetoreve eshte e patolerueshme!
Ne cilesine e Komisionit qe mbulon edhe punën e punësimin ne Kuvend, i kerkoj policise te mos cenoje qofte edhe nje punetore te vetem fizikisht-sic ka bere dje;
I kerkoj Inspektoriatit të Punës te shkojë ne Spaç-kete here jo per dreke pune, por per te garantuar te drejtat e pinetoreve”, thotë deputeti socialist.