Ballina Politika Ilir Beqaj tallet me Ramën nga burgu: Dua ‘Diellën’ në qeli

Ilir Beqaj tallet me Ramën nga burgu: Dua ‘Diellën’ në qeli

48
0

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nën akuzë për aferën e “sterilizimit” ka dalë para Gjykatës së Posaçme këtë të martë, ku po gjykohet i veçuar, me një kërkesë të pazakontë.

Vështirësitë për të dëgjuar gjithë CD-të e audio-regjistrimit të seancës paraprake në burg, ka bërë që Beqaj të kërkojë të ketë “Diellën” në qeli.

“Me sa duket më duhet një ‘Diell’, s’kam si t’ja bëj ose të kem një kompjuter

Ish ministri shfaqi konstestime edhe për seancën paraprake ku iu rikualifikua akuza nga shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar ktiminal.

Diskutimi në seancë:

Beqaj: Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota

Gjyqtarja: Ato janë shënimet e përmbledhura, keni CD

Beqaj lexon procesverbalet e seancës praraprake (ka qenë me dyer të mbyllura)

Beaqaj: E pyeta gjyqtaren ‘më thuaj sa kam vjedhur’, gjyqtarja ka përdorur si argument që unë jam informaticien dhe i vëmendshëm në seancë. 

Kujtojmë se për këtë dosje në gjykatë janë rreth 600 fashikuj ose e thënë ndryshe mbi 30 mijë faqe.