Ballina Sport Pasojat e humbjes me Kosovën, Suedia shkarkon një trajner për herë të...

Pasojat e humbjes me Kosovën, Suedia shkarkon një trajner për herë të parë në histori

9
0

Pas humbjes ndaj Kosovës, Suedia ka shkarkuar menjëherë trajnerin. Pavarësisht dëshirës së teknikut Jon Dahl Tomasson për të qëndruar, drejtuesit e Federatës kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin.

Drejtori i futbollit i Federatës Suedeze të Futbollit, Kim Kallstrom, ka telefonuar kapitenin e ekipit kombëtar, duke e njoftuar atë me  vendimin e  fundit.

Vlen të theksojmë se kjo është hera e parë në histori që Suedia shkarkon një trajner. Jon Dahl Tomasson drejtoi përfaqësuesen në 18 ndeshje.