Projekti i AADf për amfiteatrin e Durrësin, ka bërë që banorët e 74 familjeve të protestojnë para zyrave të fondacionit në Tiranë ndërsa bëjnë thirrje që projekti të anulohet.
Banorët kanë protestuar edhe më herët duke kërkuar shpjegime nga Bashkia Durrës dhe AADf për shkak se sipas tyre projekti është miratuar pa u konsultuar me ta.
Qytetarët shprehen se duan të kenë një dëmshpërblime sipas tregut për banesat e tyre ndërsa disa të tjerë ngrenë alarmin për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore pasi sipas tyre kjo zonë e qytetit mbart vlera historike të mëdha