Ballina Aktualitet Prokurori Përgjithshëm: Nuk jemi pyetur për Kodin Penal. I dobët, represiv dhe...

Prokurori Përgjithshëm: Nuk jemi pyetur për Kodin Penal. I dobët, represiv dhe i pakonsultuar

53
0

Në komisionin e Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka debatuar me deputetin e PS, Damian Gjiknuri. Ai është pyetur për Kodin e Ri Penal, ndërsa është shprehur kundër tij.

Sipas Çelës, ndryshimet janë të dobëta në konceptin teknik dhe me frymë represive. Sipas tij, ky Kod Penal po ndryshohet vetëm sepse është që prej vitit 1995.

Olsian Çela: Unë sot nuk kam një informacion për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit.

Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I 995 që nuk është argument, dhe integrimi evropian. Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat.

E kam të pamundur të bëj vështrim kritik të draftit me funksion përmirësim sepse duhet të ngre grup pune, sepse s’kemi as kohë as kapacitet.

Nuk jemi pyetur për Kodin e Ri Penal. Është i dobët në konceptim teknik, frymë represive. Si erdhëm në këtë pikë?