Ballina Aktualitet Qytetarët njoftojnë protestë pas sekuestrimi të monopatinave nga Policia

Qytetarët njoftojnë protestë pas sekuestrimi të monopatinave nga Policia

21
0

Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rrugore ka sekuestruar me qindra monopatina elektrike në Tiranë, pas një urdhri të publikuar jo në një akt zyrtar, por përmes një postimi në Facebook nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Ky veprim ka shkaktuar zemërim tek qytetarët, të cilët e konsiderojnë sekuestrimin si të paligjshëm dhe një cenim të pronës private. Si reagim, është njoftuar një protestë për ditën e mërkurë, ora 10:00, para godinës së Policisë Rrugore.

“Rrëmbimi i monopatinave përmes një urdhri vetëm në Facebook… Sekuestrimi është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke i ekspozuar qytetarët ndaj kostove të padrejta financiare dhe duke cenuar pronën e tyre,” thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës.

Njoftim për protestë!

Rrëmbimi i monopatinave përmes një urdhri vetëm në Facebook, të mërkurën ora 10:00 protestë para Policisë Rrugore!

Me qindra monopatina u janë sekuestruar qytetarëve të Tiranës mbi bazën e një urdhri në rrjetet sociale për të cilin nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Sekuestrimi i këtyre monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe mbi të gjitha jemi në kushtet e cenimit të pronës private.

Të gjithë pronarët e motomjeteve, të gjendur para kësaj situate, nuk dinë më çfarë të bëjnë. Nëse mjeti yt është konfiskuar dhe po mbahet në mënyrë të paligjshme, të ftojmë të mblidhemi ditën e mërkurë, ora 10:00, para Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar llogari mbi këtë aksion të paligjshëm.