Ballina Aktualitet Skandali me borxhet ndaj punonjësve në RTSH/ Vasili jep llogari para Kuvendit:...

Skandali me borxhet ndaj punonjësve në RTSH/ Vasili jep llogari para Kuvendit: Shkak keqmenaxhimi i fondeve

36
0

Drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, ishte sot e pranishme në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit.

Në fjalën e saj, Vasili dha shpjegime lidhur me situatën e keqmenaxhimit të fondeve të këtij institucioni dhe borxhet me pagesat e punonjësve.

Vasili u shpreh se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e vështirësisë së krijuar nga shpenzimi i fondit të parashikuar brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, duke ndikuar kështu te pagesat dhe programacioni.

Vasili shtoi se RTSH ka hartuar një kalendar për të kryer pagesat, që sipas saj do të vijojnë me këste.

“Ka pasur keqmenaxhim të fondeve, të konstatuar edhe nga auditimi i brendshëm. Shuma është 115 milionë për transmetimin brenda gjashtëmujorit të parë dhe duke qenë se është shpenzuar, ka vënë në vështirësi programacionin për pjesën tjetër të muajve. Ka pasur projekte të jashtme. Kjo për të kuptuar se si ka ardhur pamundësia e pagesave. E rëndësishme është që kemi një kalendar për këto pagesa. Ka edhe kalendar për pagesat me këste, që do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim. Përgjegjësia institucionale vazhdon të mbetet e RTSH-së. Stafi teknik mund të përgjigjet. Transparenca është rekomandim. Po punojmë për një strukturë të posaçme që lidhet edhe me menaxhmentin e ri, pasi nuk ekziston për dokumentacionin dhe materialet online. Programet edukative janë në programacionin e ri. Kështu që, sa i takon kësaj fashe jemi në punë me ekipin. Jemi në diskutime dhe negocime për kontratën dhe programacionin për RTSH Shkollë”,-tha Vasili.