Ballina Bota “’E tradhëtoi’ gota që hodhi në plehra..” / 40 vite pas krimit,...

“’E tradhëtoi’ gota që hodhi në plehra..” / 40 vite pas krimit, kapet vrasësi i 16-vjeçares

56
0

Autoritetet amerikane kanë zbardhur pas 40 vitesh një vrasje të ndodhur në Long Island. Bëhet fjalë për vrasjen e Teresa Fusco-s, 16-vjeçarja që u përdhunua, u rrah dhe u mbyt në vitin 1984. 

Tre të rinj u arrestuan për krimin në vitin 2003 dhe kaluan 18 vjet në burg, megjithëse ishin të pafajshëm. 

Tashmë autoritetet e Long Island kanë ecur përpara me hetimin e ngjarjes, ku Teresa Fusco u gjet e vdekur më 5 dhjetor 1984, 20 ditë pasi u zhduk pranë një piste patinazhi në akull në qytetin Lynbrook. 

Autoritetet e qarkut Nassau arrestuan si autor të krimit 63-vjeçarin Richard Bilodeau, i cili në atë kohë zotëronte një kafene. Zbardhja e krimit është realizuar falë një piste dhe testeve të ADN-së. Arrestimi i Bilodeau, i cili kishte qenë nën mbikëqyrje nga autoritetet për një kohë të gjatë, u bë i mundur pasi ai bleu një pije pranë shtëpisë së tij shkurtin e kaluar dhe më pas e hodhi gotën plastike në plehra, ku e gjeti policia. 

Siç shpjegoi prokurori që njoftoi arrestimin e 63-vjeçarit, “ADN-ja nga gota përputhej me mostrën e marrë nga trupi i Terezës”. Ajo gotë i bindi autoritetet se këtë herë i kishin vënë prangat personit të duhur, pasi në vitin 2003 ata kishin arrestuar tre të rinj – John Restivo, Dennis Halstead dhe John Kogut – të cilët, megjithëse ishin dënuar dhe kishin kaluar 18 vjet në burg, në fund u liruan nga akuzat pas testeve speciale të ADN-së. 

Të tre më pas ngritën një padi dhe fituan 43 milionë dollarë dëmshpërblim. 

“Nuk e kam humbur kurrë shpresën. Gjithmonë kam pasur besim te sistemi. Për mua, të dëgjoj se dikush që vrau vajzën time u ndaluar do të më sjellë lehtësim mua dhe familjes sime. Për këtë rezultat përfundimtar jam shumë mirënjohës. Shumë mirënjohës”, tha babai i 16-vjeçares fatkeqe, Thomas Fusco.