Një tjetër vit, një tjetër pasarelë e Victoria’s Secret. Disa engjëj u rikthyen, disa të tjera sfiluan për herë të parë në shfaqjen më të famshme të modës në botë.
“Victoria’s Secret Fashion Show” u mbajt më 15 tetor në qytetin e New York-ut dhe u transmetua drejtpërdrejt në Prime Video, Amazon Live, YouTube, TikTok dhe Instagram, duke tërhequr- miliona shikues nga e gjithë bota.
Supermodelet më të njohura botërore u rikthyen ne shfaqje si Gigi Hadid, Bella Hadid, Adriana Lima, Behati Prinsloo dhe shumë të tjerë.
Në skenë këtë vit performuan katër emra të mëdhenj të muzikës botërore: grupi K-pop TWICE, Missy Elliott, Karol G dhe Madison Bër.
Lojtarja e basketbollit amerikan për femra, Angel Rëse, u bë atletja e parë profesionale që sfiloi me të brendshmet më të famshme në bote. Për herë të parë, në pasarelë eci edhe gjimnastja olimpike Suni Lë.
Pista mbrëmjes së të mërkurës u hap me modelen nëntëmuajshe shtatzënë Jasmine Tookes, engjëlli me krahët si një guackë që ngjallte imazhin e “Lindjes së Venusit” të Botticellit.
Diversiteti vijon të jetë kryefjala e shfaqjeve të Victoria’s Secret, e cila riktheu pasarelën në vitin 2024 pas 6 vitesh ndërprerje. Shfaqja e Modës u kritikua për promovimin e standardeve të vjetruara të bukurisë, me shikueshmërinë që ra ndjeshëm nga 9.7 milionë në vitin 2013 në 3.3 milionë në vitin 2018 përpara anulimit të saj në vitin 2019.
Modelet plus-size Paloma Elsesser, Ashley Graham dhe Yumi Nu u shfaqën gjithashtu, si dhe Alex Consani, qe bëri histori vitin e kaluar duke u bërë gruaja e parë transgjinore si engjëll, u rikthye për të dytin vit.