Ballina Aktualitet Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin...

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

41
0

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të rëndësishëm që i hap rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përteritjes së pjesshme të përbërjes së saj. Ky parim vjen si rrjedhojë e nevojës për rikthimin e funksionimit të rregullt dhe të balancuar të institucionit pas krizës kushtetuese të viteve të fundit.

Në të ardhmen do të zbatohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, siç parashikohet nga Kushtetuta, por për rastet aktuale të ndërthurura me fazën e rindërtimit institucional, prevalon nevoja për përputhje me kalendarin kushtetues të përteritjes së anëtarëve.