Ballina Sport Guardiola gjen zëvendësuesin ideal të Rodrit

Guardiola gjen zëvendësuesin ideal të Rodrit

14
0

Dëmtimi i rëndë i pësuar në fillim të sezonit të kaluar, duket se ka lënë pasoja të mëdha te Rodri.

Spanjolli ende nuk e ka marrë veten plotësisht dhe vështirë se mund të rigjejë sërish formën e dikurshme.

Aktualisht, Rodri është i dëmtuar sërish pritet të rikthehet në fushë pas dy javëve.

Në këtë situatë, me paqëndrueshmërinë e treguar nga Rodri, te Man. City po punojnë për të gjetur një pasues të denjë për spanjollin.”The Mirror” raporton se Pep Guardiola e ka identifikuar lojtarin që mund të jetë zëvendësuesi i duhur për Rodri-n.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson. 22-vjeçari duket se ka karakteristikat e duhura që kërkon Guardiola.

Mesfushori anglez u transferua në verën e vitit 2024 nga Newcastle te Nottingham Forest për 40 milionë euro dhe sot vlen të paktën 85 milionë euro.

Një ekip si City nuk trembet nga kjo shifër, sipas të gjitha gjasave Elliot Anderson sezonin e ardhshëm do jetë ylli më i ri i “Qytetarëve”.