Studiuesit bazuar në më shumë se dy dekada të të dhënave satelitore, tregojnë se këta faktorë po ndikojnë në ekuilibrin energjetik të planetit, duke thithur më shumë energji diellore.
Øivind Hodnebrog nga Qendra Norvegjeze për Kërkime Ndërkombëtare të Klimës (CICERO) shpjegon se ndryshimi ndikohet nga rritja e rrezatimit diellor të absorbuar në Hemisferën Veriore. Sipas tij, ajri më i pastër heq grimcat reflektuese të ndotjes, që dikur kthenin dritën e diellit në hapësirë, duke bërë retë më të errëta dhe duke rritur ngrohjen.
Gjithashtu, shkrirja e akullit dhe borës së detit Arktik ekspozon sipërfaqe më të errëta që thithin më shumë nxehtësi. Ky efekt mund të ndikojë edhe në mënyrën se si formohen retë, duke reduktuar reflektimin e dritës.
Studiuesit paralajmërojnë se tendenca e errësimit mund të ndryshojë në varësi të emetimeve të gazrave serrë dhe ndotjes nga aerosolet në të ardhmen. Fenomeni tregon rëndësinë e ndërlidhjes së ndotjes, ndryshimeve klimatike dhe ciklit të energjisë në sistemin tonë planetar.