Edhe sot mazhoranca e Edi Ramës e tregoi fytyrën e vërtetë.
Ndërkohë që çirret për patriotizëm duke bërë thirrje edhe për miting në Tiranë në mbështetje të UÇK, deputetet në resht të rilindjes kanë votuar kundër propozimit të opozitës për të njohur gjenocidin serb në Kosovë.
Në fund të seancës së sotme plenare, mazhoranca votoi kundër propozimit të Partisë Demokratike, lidhur me mocionin me debat për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë.
Socialistët hodhën poshtë kërkesën e opozitës, gjë që solli irritimin e këtyre të fundit gjatë votimit dhe reagimin e tyre të menjëhershëm.
Mazhoranca votoi me 70 vota kundër.
Nuk mund të prisje një sjellje tjetër nga një parti që është themeluar nga serbët me 1941 dhe është mbajtur e përkrahur prej tyre.