Ballina Sport Klubi i Tiranës në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri bardheblu

Klubi i Tiranës në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri bardheblu

99
0

Komuniteti sportiv i Tiranës është në zi. Ish-trajneri i ekipit “bardheblu” U17 është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe pikëllim, për të gjithë ata që e kanë njohur.

Ish-sportisti ka kontribuar shumë në futbollin “bardheblu”, duke qenë një nga figurat kryesore në rritjen e futbollistëve dhe talentëve të rinj. Shuaipi, njihej si një figurë e rëndësishme për Tiranën, i cili gëzonte respektin e të gjithëve.

NJOFTIMI:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Prof. Sami Shuaipit. Prof. Shuaipi ishte një figurë e respektuar e trajningut shqiptar dhe një kontribues i rëndësishëm për futbollin bardheblu.

Për vite me radhë ai drejtoi ekipet e të rinjve dhe ekipin “Shpresa” të Tironës, duke formuar lojtarë me vlera dhe karakter.

Pasioni i tij për ngjyrat bardheblu dhe përkushtimi ndaj brezit të ri mbeten shembull frymëzimi. Ai ishte nga ata njerëz që nuk zinin shumë vend, por linin pas një boshllëk të madh.

Prof. Samiu do të kujtohet me respekt e mirënjohje për kontributin e tij në sportin shqiptar dhe në klubin e zemrës.