Ballina Lifestyle Komenti pikant i Wanda Narës për Maksi Lopez: E kam ngrënë për...

Komenti pikant i Wanda Narës për Maksi Lopez: E kam ngrënë për shumë vite

97
0

Rikthimi i “MasterChef Celebrity” në Argjentinë ka si një nga pikat më interesante pjesëmarrjen e Maksi Lopezit, i cili është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të prezantueses së programit, Vanda Narës, nëna e tre fëmijëve të tij.

Gjatë episodit të së martës, u vu re qartë bashkëpunimi dhe “kimia” që të dy ndajnë ende në ekran, kur Vanda i bëri një koment thumbues Maksit për një pjatë që ai kishte përgatitur për t’u vlerësuar nga juria.

DIALOGU THUMBUES – German Martitegui i jurisë i kërkoi Maksit të fliste për pjatën e tij me mish. “Mua më pëlqen…”, nisi ish-futbollisti, por u ndërpre menjëherë nga shefi i kuzhinës: “Nuk të pyeta si të pëlqen, por në çfarë gjendje do ta gjej mishin…”. “Ah, është pak i papjekur”, u përgjigj Maksi. “I lëngshëm…?”, pyeti Martitegui, dhe Maksi pohoi.

“Pak i papjekur do të thotë shumë i lëngshëm”, shtoi Damian Betular. Pa u përfshirë në diskutim, Vanda ndërhyri me një koment thumbues që i befasoi të gjithë në studio: “Unë e kam ngrënë për shumë vite atë mish”, tha ajo, duke bërë një lojë fjalësh me kuptim të dyfishtë, si referencë për kohën kur ka qenë me Maksin. Të gjithë shpërthyen në të qeshura, veçanërisht gazetarja Susana Rokasalvo, e cila qeshi me zë të lartë.