
Në fjalën e tij në Parlament, Noka teksa iu referua raportit të Vjenës, tha se Shqipëria është 100 vite larg BE për sa i përket standardit të Infrastrukturës.
Noka: I duhet Shqipërisë 64 vite të kapë standartin e BE-së në qeverisje. E kuptoni çfarë niveli qeverisje ka ky vend. I duhet 35 vite në ekonomi. Kjo tregon që nuk qeveriset këtu ka kusar. I duhet 71 vite për të kapur standardin social të BE. Po pse 71 vite? Sepse këta janë të pashpirt. Nuk e njohin aspektin social. I duhen që shumicën e 31 vite ta rikthejnë në një standart evropian.
Këto janë të vërteta që do t’ia themi qytetarëve shqiptarë. Dhe këtë nuk ja u themi vetëm ne, ja u thonë evropianët. 100 vite larg Europës për standardin e infrastrukturës, sepse Bela Mafia me kusarët e saj e diktuar nga narkosi, ka 10-fishuar vlerën e tenderave.
Sepse një km rrugë me 2 milionë euro ndërtohej në kohën e PD. 20-30 milionë euro shkon total. 4-5 milionë euro është standardi i BE. Epo kjo është prandaj jeni 100 vite larg Evropës për infrastrukturën. Prandaj mos i gënjeni shqiptarët, sepse këto gënjeshtrat nuk ja u nxjerrim vetëm ne në dukje.