Ballina Politika PD regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit

PD regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit

44
0

Partia Demokratike ka dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale, të cilat do të mbahen më 9 nëntor.

Këto zgjedhje do të zhvillohen në pesë bashki: Mat, Vlorë, Cërrik, Berat dhe Tepelenë. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përjashtohet nga procesi, pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit Begaj, pas ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me vendimin për shkarkimin e tij.

Emrat e përzgjedhur janë:

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik