Ballina Aktualitet Skenar për kapjen e Gjykatës’ / Tomorri: Çmenduri, Kushtetuesja fali pavarësinë e...

Skenar për kapjen e Gjykatës’ / Tomorri: Çmenduri, Kushtetuesja fali pavarësinë e saj

0
51

Gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV, akuzoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se kanë falur pavarësinë e tyre, pas vendimit për t’i shkurtuar mandatin anëtares Sonila Bejtja, e cila kishte marrë një mandat të plotë.

‘Kushtetuta është ngritur mbi parime që janë të qëndrueshme në kohë. Pra, nuk interpretohen ligjet që kjo formulë vlen për këta që janë sot, pastaj do kemi një formulë tjetër. Kjo është një çmenduri.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka lëshuar me duart e veta pavarësinë e saj. Unë nuk di, se normalisht duhet të ishte e kundërta, ku gjykata duhej të mbante fort pavarësinë e vet, këta e kanë lëshuar me duart e veta.

Sepse nga sot, mandati i gjykatësit Kushtetues është bërë tmerrësisht vulnerabël ndaj institucioneve të emërtesës, pra ndaj Presidentit, Parlamentit apo Gjykatës së Lartë.

Kjo është çmenduri.’

Tomorri ngriti edhe pyetje të forta mbi motivet pas këtij vendimi.

‘Pyetja më normale që lind në këtë situatë është: çfarë e shtyn një Gjykatë Kushtetuese të shkojë në këtë absurd?

Çfarë e shtyn presidentin në fillim që të fillojë nga hiçi dhe të kërkojë interpretim për këtë situatë? A thua që presidenti ka merak të madh Kushtetutën, kur ne e dimë se para një jave bëri prroçkën më të madhe ndaj Kushtetutës në historinë e shtetit shqiptar?

Pra, e gjitha kjo është një skenar për të rrëmbyer një mandat aty, që qeveria nuk e ka në rreshtin e saj.’