Ballina Politika ‘Tirana është shtëpia që do t’ua lëmë fëmijëve’, Binaj: Na duhet ndryshimi,...

‘Tirana është shtëpia që do t’ua lëmë fëmijëve’, Binaj: Na duhet ndryshimi, jo më beton, korrupsion e patronazhista

0
31

Kandidati i pavarur për Kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e Kryeqytetit.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shprehet se Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, por edhe shtëpija që do u lejmë fëmijëve.

Binaj shprehet gjithashtu se janë dy rrugë ose qytetarët të zgjedhin korrupsionin, betoni dhe administratë me patronazhistë ose të zgjedhim ndryshimin, një bashki me njerëz të nderëshm.

Postimi:

Mundësia për t’ju shërbyer juve, është nderi më i madh i jetës sime! Ju ftoj të bëhemi bashkë për këtë ndryshim.

Tirana nuk është vetëm qyteti ku jetojmë, është shtëpia që do t’ua lëmë fëmijëve tanë. Ndaj, kur të jetojmë, të jetojmë për ta.

Kemi dy rrugë përpara: të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe patronazhistët, ose të zgjedhim ndryshimin një bashki me njerëz të ndershëm, me profesionistë që u shërbejnë qytetarëve.

Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin.
Më shkruani shqetësimet, mendimet dhe historitë tuaja. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën.