Diva legjendare e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, po përballet me probleme serioze shëndetësore.
Aktorja e famshme iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në spital prej gati një muaji.
Sipas raportimeve të mediave franceze dhe belge, 91-vjeçarja po përballet me një sëmundje të rëndë.
Ajo u shtrua në një klinikë private 3 javë më parë, kur u ndje keq në shtëpinë e saj në Saint-Tropez, informon media franceze.
Më pas ai u transportua në Toulon, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale.
Megjithatë, pritet që ajo të dalë së shpejti nga spitali, pavarësisht faktit se gjendja e saj shëndetësore mbetet shqetësuese.