Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge, sekuestrimin e të paktën 10 kg kokainë, hashash, mariuanë, 40 mijë eurove cash dhe arrestimin e 11 personave në më shumë se një vit hetime e përgjime.
Aksioni u krye nga policia italiane në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo, nga Skuadra e Chieti dhe u koordinua nga zyra e prokurorit vendor. Katër persona u arrestuan në flagrancë në aksionin e parë, mes tyre shqiptarin që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia.
U kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e një prej shqiptarëve.
U morën dy masa paraprake – një në burg dhe një nën arrest shtëpiak. Në total gjatë 11 arrestimeve dhe hetimeve të kryera, u sekuestruan të paktën 10 kg drogë.
Hetimi filloi pas një grabitjeje të kryer më 25 prill kundër një 20-vjeçari nga Chieti, që u sulmua nga një burrë dhe një grua për pazaret e prishura të drogës dhe borxhet e pretenduara, duke e plagosur rëndë me thikë.
Hetuesit përcaktuan se sulmi lidhej me një borxh për drogë dhe se dy grabitësit drejtonin një bandë kriminale aktive në shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës në sheshet e Chieti-t dhe Lanciano-s.
Gjatë hetimit, u identifikuan 11 të dyshuar, italianë dhe të huaj, dhe u sekuestrua një pistoletë me numrin serial të hequr. Pjesa tjetër e të ndaluarve u godit në aksionin e dytë. Shqiptari drejtonte laboratorin e kokainës, kurse një çift atë të hashashit e marijuanës, informon media italiane.
26-vjeçarja Joyce Cocco dhe 32-vjeçari kubanez Amed Quesada, banorë të Santa Maria Imbaro, merreshin me kanabisin. Shqiptar u akuzua gjithashtu për prodhim dhe posedim të një arme zjarri.
Gjithashtu, në burg nga një aksion i mëparshëm ishin 48-vjeçari shqiptar Elton Querreti dhe 37-vjeçari Alessandro Ceroli, nga Lanciano. Për më tepër, gjashtë persona janë akuzuar dhe gjykatësi do të vendosë për kërkesën për masa paraprake.