Ballina Europë 1 kg eksploziv pranë makinës! Zbardhen detaje nga atentati ndaj gazetarit investigativ...

1 kg eksploziv pranë makinës! Zbardhen detaje nga atentati ndaj gazetarit investigativ italian, sekuestrohen pamjet filmike

36
0

Një pajisje që përmbante afërsisht një kilogram eksploziv u vendos pranë makinës së prezantuesit të ReportSigfrido Ranucci, duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

Pajisja shkatërroi makinën e gazetarit dhe automjetin e vajzës së tij, që ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Pomezia.

Nga hetimet paraprake rezulton se pajisja ishte vendosur midis makinës që Sigfrido Ranucci dhe një porte.

Karabinierët kanë sekuestuar kamerat e sigurisë mbikëqyrjes që mund të kenë filmuar vendosësin e bombës, raporton La Repubblica.

“Rikonstruktova ngjarjet e djeshme me karabinierët. Ka një listë të pafundme kërcënimesh, të llojeve të ndryshme, që kam marrë, të cilat gjithmonë i kam raportuar autoriteteve gjyqësore. Megjithatë, ndihem i qetë në kuptimin që shteti dhe institucionet më kanë mbështetur gjithmonë gjatë këtyre muajve”, tha Sigfrido Ranucci, duke dalë nga komisariati në Via Trionfale.

“Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një zhvillim shqetësues sepse ndodhi pikërisht përpara shtëpisë sime, ku u gjetën plumba vitin e kaluar”, përfundoi ai.