Ballina Aktualitet Denoncimi i fortë/ Kurum po përpiqet të riparojë imazhin. Mbetje të rrezikshme...

Denoncimi i fortë/ Kurum po përpiqet të riparojë imazhin. Mbetje të rrezikshme mund të jenë futur në shpella

0
36

Ndërsa opinioni publik pret një përgjigje nga hetimet për skandalin e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit, Kompania Kurum ka bërë me dije zyrtarisht se ka mbyllur procesin e falimentit, të nisur që në vitin 2017 dhe se do vijojë normalisht aktivitetin.

Pano Soko, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Economy se Kurum po publikon një mesazh për të riparuar imazhin e vet për rekordet e mashtrimit. Sipas Sokos, problemi më i madh me Kurum është rreziku për jetën që i kanoset qytetarëve.

Më tej eksperti tha se ka dyshime se mbetjet e mëparshme nuk janë eksportuar por groposur nëpër shpella.

“Është operacion marketingu. Në vazhdën e akuzave të ngritura, shqetësimi publik me mbetjet e Kurum, nuk është problemi vetëm me këto që kemi këtu, se Kurum mund të ketë shkelur rregullat ndërkombëtare duke depozituar mbetje të rrezikshme në vende të tjera. Jam dakord që Kurum mund të ketë shkelur disa ligje ndërkombëtare dhe duhet të procedohet siç ndodh me çdo evazor ligjor. Shqetësimi kryesor i yni është që deri më sot ku kanë vajtur mbetjet.

Me të tjerat çfarë është bërë, ku kanë shkuar? Nëse të tjerat kanë shkelur disa rregulla ndërkombëtare janë eksportuar, dakord, por kam frikë mos kanë mbetur në Shqipëri rrëzave të ndonjë shpelle dhe janë aty në rrugë kalimet e ujit dhe sa herë bie shi shpërndahet dhe të intoksikojnë zona të tëra dhe të rrezikojnë qytetarët.

Në vazhdën e këtij shqetësimi, kjo është çështje rreziku për jetën Kurum publikon një farë mesazhi marketingu për të riparuar imazhin e vet. Nuk riparon imazhin si dëmtues jetësh.  Ka pasur shqetësime të tjera për lojërat që ka bërë Kurum në 2017 ku u kuptua që për shkak të sasive të mëdha të borxhit që ka marrë në bankat shqiptare dhe të tjera. Ka marrë 200 milionë euro kredi duke fryrë bilancet e veta, të mund të kurojë të paktën këtë imazh.

Kurum ka rekorde për mashtrime financiare. Mashtrimi që ka bërë me bankat.”, tha ai.