Ballina Rajoni Detaje tronditëse nga vrasja në Greqi/ Nipi i viktimës tregon momentin fatal:...

Detaje tronditëse nga vrasja në Greqi/ Nipi i viktimës tregon momentin fatal: Sapo dëgjova të shtënat, vrapova bashkë..

30
0

Prova të reja kanë dalë ngra vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar në Finikounda. Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë dëshminë nipi i pronarit grek. Ai ka deklaruar se pak para se të ndodhte vrasja, një burrë i cili dyshohet të jetë autori i krimit, ishte ulur pranë xhaxhait të tij duke biseduar.

Ai ka rrëfyer se pasi ka dëgjuar të shtënat, i ka thirru mikut shqiptar të xhaxhait të tij, që të largohej pasi autori mund të vriste dhe ata. Pasi kanë vrapuar për një kohë relativisht të shkurtër autori i krimit ka qëlluar edhe mbi shqiptarin duke e lënë të vdekur në moment. Mediat greke shkruajnë se nipi i pronarit të kampingut dëshmoi se e pa vrasësin dhe e mbante mend çfarë mbante veshur. Sipas tij atutori i krimit të dyfishte mbante veshur një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra me vija dhe një çantë të zezë prej cope që rrinte në trup.

“Burri nuk dukej as grek, as gjerman , dhe tha, duke iu drejtuar xhaxhait tim, në një anglishte jo shumë të mirë: “Ke një vend për të qëndruar?” “A ka ndonjë vend për mua?” Pastaj xhaxhai im iu përgjigj me ironi “Çfarë vendi?” dhe qeshi dhe pastaj dëgjova një krismë dhe pastaj kuptova se ky burrë kishte qëlluar xhaxhain tim. Xhaxhai im, i cili kishte qenë ulur deri në atë moment, pas tavolinës së tij, arrita ta shoh që ai u ngrit dhe pastaj dëgjova një krismë të dytë dhe kuptova se ai e kishte qëlluar për herë të dytë. Isha në zonën e pritjes përpara oxhakut. B. po qëndronte te dera, në zonën e pritjes.

Sapo dëgjova të shtënat , fillova të vrapoja dhe i bërtita B. të vraponte dhe ai filloi të vraponte edhe ai. Duke dalë nga recepsioni, vrapova majtas dhe B. drejt frigoriferëve dhe dukej se ai u hutua dhe e nxita të vraponte dhe ai filloi të vraponte drejt meje. Në të njëjtën kohë, po bërtisja për ndihmë dhe ndihmë, por nuk kishte askënd tjetër atje në atë moment. Ndërsa po vrapoja, dëgjova dy ose tre të shtëna të qëlluara nga ky burrë i panjohur drejt B. dhe kuptova se B. ra në tokë.

Duke parë prapa, pashë se ky burrë po më drejtohej mua, pasi unë kisha vrapuar më shpejt dhe isha përpara B.. Mendoj se dëgjova edhe një ose dy të shtëna të tjera drejt meje. Isha shumë i frikësuar. Po vrapoja sa më shpejt që munda. Në një moment rrëshqita dhe rashë. Mendoj se, për shkak se kisha vrapuar shumë shpejt dhe ai nuk mundi të më arrinte, e pashë të ktheh.