Ballina Politika “Drejtësia të bëjë detyrën e saj” – Alfred Moisiu: Akuza të fabrikuara...

“Drejtësia të bëjë detyrën e saj” – Alfred Moisiu: Akuza të fabrikuara në qarqet e errëta serbo-ruse

19
0

“Sot jemi mbledhur në zemër të Tiranës për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet luftëtarëve të UÇK-së”.

Kështu është shprehur ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, teka ka mbajtur fjalën e tij në Sheshin “Skënderbej”, në solidaritet me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen në paraburgim në Hagë.

“Besoj se drejtësia do të detyrën e saj”, ka thënë ai.

“Ata i burgosën pa prova me akuza të fabrikuara”.

Fjala e plotë:

Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut Preshevës e malit të Zi, sot jemi mbledhur në zemër të Tiranës.

Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjietin tonë kombëtar për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po i bëhet bijve të Kosovës, luftëtarëve të UCK që luftuan për lirinë e Atdheut.

Në vitin 2022 ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për tu takuar me presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, kuptova e pash se ata trima nuk ishin frikësuar, por burra të fortë qëndronin të qetë të gatshëm për tu sakrifikuar për tu pastruar nga njollat që duan ti veshin.

Ata nuk kanë kryer krime por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.

Drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do jetë në krah të tyre, ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qarqet e errëta serbo rusë.