Ballina Europë E quajti prostitutë, shpërthen Giorgia Meloni: Kjo është e majta që bënte...

E quajti prostitutë, shpërthen Giorgia Meloni: Kjo është e majta që bënte moral për gratë!

52
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale ndaj sekretarit të përgjithshëm të sindikatës CGIL, Maurizio Landini, pasi ky i fundit e ka quajtur “kortigjane” gjatë një interviste televizive.

“Nëse dikush nuk e di kuptimin më të zakonshëm të fjalës ‘kortigjane’, po e ndaj unë: do të thotë prostitutë. Landini, i verbuar nga një mllef që mund ta kuptoj, më quan kështu në publik.

Kjo është e majta që na bëri moral për dekada për respektin ndaj grave dhe që sot më fyen për mungesë argumentesh”, shkruan Meloni në postimin e saj.

Në reagimin e saj, kryeministrja shton se publikoi edhe përkufizimin zyrtar të fjalës në fjalor: “Grua me zakone të lira; prostitutë”.

Nga ana tjetër, Maurizio Landini mohon se përdori një gjuhë seksiste.

“Nuk ka asnjë fyerje dhe as mllef personal. Në atë intervistë 10-minutëshe, e cila mund të rishikohet nga kushdo, e sqarova menjëherë se me atë fjalë i referohesha qëndrimit politik të Melonit.

Thashë se ka ndjekur Trumpin, ka qenë pranë tij, si një lloj portaborse. Ishte një gjykim politik, jo personal”, shprehet Landini në një deklaratë për shtyp.